ISIS ka publikuar një video të re propaganduese se si festojnë në Irak sulmet në Bruksel duke i quajtur “11 shtatori belg”!
Xhirimi në Mosul është bërë pas sulmit ku vdiqën 34 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën, transmeton Telegrafi.
Në video, dy persona që thonë se janë shtetas të Belgjikës, paralajmërojnë sulme të reja. Personat e prezantuar si Abu Abdullah al-Belgiki dhe Abu Mujahid al-Belgiki thonë se “ky është fillimi i anktheve të juaja”. /Telegrafi/