Barbarët xhihadistë, që luftojnë për Shtetin Islamik në Libi, i prenë kokën një ushtari të qeverisë përpara një xhami, në sy të fëmijëve.
Ekzekutimi u bë në qytetin- port të Dernas, që është pushtuar nga ISIS tetorin e shkuar.
Fotot tregojnë ushtarin Abdulnabi Shurgawi me një kostum portokalli, pak para ekzekutimit.
ISIS thotë se vrasja e tij në sy të fëmijëve bëhet “për qëllime edukative”.
Për çudi, fëmijët nuk duken të tronditur nga skena.