ISIS ua ka prerë kokat 10 ushtarëve të tyre publikisht, pasi ata i kanë braktisur postet e tyre në ushtrinë e kalifatit, raportojnë mediat botërore.
Një gjykatë e sheriatit, thuhet t’i ketë shpallur fajtorë për tradhti të madhe ushtarët, pasi ata kishin ikur nga një frontbejetë në qytetin veriperëndimor të Irakut, Mosul.
Dhjetë ushtarët dezertuan pasi filluan përleshjet ndërmjet xhihadistëve dhe forcave kurdë, ka raportuar ARA Neës.
Kësisoj, të dielën atyre ua prenë kokat në sheshin publik të qytetit Baa’j, ku spektatorë ishin qindra ushtarë.
Sipas burimeve, mediat e huaja raportojnë se gjashtë nga ushtarët që iu hoqën kokat ishin shtetas të Sirisë, ndërsa katër të tjerë kanë qenë xhihadistë që kanë ardhur nga Perëndimi, transmeton Gazeta Express.
Edhe më herët ISIS ka bërë heqje kokash publikisht në mënyrë që të tjetër ta shohin këtë akt dhe t’u binden urdhrave të tyre.