Grupi terrorist islamik ISIS po i konsideron mëkatarë ata persona që veshin farmerka të ngushta dhe që pinë cigare.
Sipas Daily Mail, grupi militant kohët e fundit ka bërë të ditur se të gjithë ata që veshin rroba të tilla, nuk bëjnë namaz apo mbajnë muzikë në telefonat e tyre celularë, do të burgosen, transmeton lajmi.net.
Këto kufizime të reja janë shpallur në qendrën e ISIS-it, në Raqqa në Siri.
Thyerja e këtyre ligjeve thuhet se rezulton me një afat prej 10 ditë burg, pas të cilit të burgosurit do të marrin një test për rregullat e Islamit dhe do të lirohen vetëm nëse arrijnë ta kalojnë testin.
Shteti Islamik do të burgosë edhe duhanpirësit, sepse kjo sipas tyre ndalohet edhe me Kuran, te “vetëvrasja e ngadaltë”.
Një grumbull gjigant i cigareve është djegur së fundi nga grupi terrorist, policia islamike e të cilit vazhdimisht patrullon rrugët për të parë nëse ata thejnë rregullat e islamit ekstrem.