ISIS – myslimanëve në SHBA: Mos votoni, masakrojeni amerikanët ditën e votimit

E publikuar: 06/11/2016 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ISIS-i ka bërë thirrje që amerikanët të masakrohen në ditën e votimit në zgjedhjet presidenciale të martën në SHBA.
Ky grup terrorist u ka bërë thirrje ndjekësve të vet që t’i sulmojnë votuesit në zgjedhje, si dhe u ka thënë myslimanëve në Amerikë që të mos votojnë, transmeton Express.

Kjo thirrje vjen pas raportimeve se FBI-ja po hetonte një sulm të madh terrorist të planifikuara të ndodhin një ditë para zgjedhjeve amerikane në shumë shtete.

Mendohet se Al-Qaeda është duke planifikuar sulme në Teksas, Nju Jork dhe Virxhinia, por lokacionet specifike nuk dihen.

Kërcënimet e ISIS-it, të raportuar nga grupi për monitorimin e terrorizmit “SITE”, ishin bërë përmes një eseje të publikuar nga qendra mediatike e grupit terrorist “Al Hayat”./Express/