ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në klubin e homoseksualëve në Orlando

E publikuar: 12/06/2016 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e lajmeve “Amaq” e grupit terrorist, Shteti Islamik (ISIS), ka njoftuar se ISIS është përgjegjës për sulmin e sotëm në një klub nate të homoseksualëve në Orlando të Floridës.
Një sulmues të dielën në mëngjes vrau së paku 50 persona dhe la 53 tjerë të lënduar pasi shtiu me armë zjarri.

“Sulmi me armë që kishte cak një klub nate të homoseksualëve në qytetin e Orlandos në shtetin e Amerikës, Florida, që la më shumë se 100 të vdekur ose të lënduar u bë nga një luftëtar i Shtetit Islamik”, ka njoftuar Amaq.