Organizata terroriste Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer në një metro në Londër.
Lajmi u bë i ditur në një deklarate të publikuar në agjensionin e lajmeve Amaq.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur 29 persona, kryesisht me djegie në fytyrë.
Në lidhje me këtë ngjarja autoritetet britanike janë në kërkim të një personi, i cili dyshohet se ka kryer shpërthimin.
Pas sulmit, policia dhe ushtria britanike ka ngritur nivelin e sigurisë