ISIS kryen sulm vetëvrasës në Turqi, 27 të vdekur mbi 100 të plagosur (Foto)

E publikuar: 20/07/2015 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona dhe ka lënë të plagosur rreth 100 të tjerë në qytetin turk Suruc pranë kufirit sirian.

Shpërthimi ndodhi në kopshtin e një qendre kulturore rreth 09:00, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme turke, transmeton lajmi.net.

Nga informacionet paraprake mendohet se autori i aktit kamikaz është një 18- vjeçar, anëtar i ISIS.

Qindra të rinj ishin duke qëndruar atje për të organizuar ndihmë në rindërtimin e qytetit të afërt sirian Kobane.

aa

Zyrtarët turq thanë për Reuters se dëshmitë e para tregojnë për një sulm vetëvrasës nga grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Suruc ka strehuar shumë refugjatë të cilët janë larguar nga luftimet në Kobane mes militantëve të ISIS dhe luftëtarëve kurdë që nga shtatori i vitit të kaluar, kur pushtuan qytetin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë skenën e tmerrit menjëherë pas shpërthimit.

a

Një foto e marrë para shërthimit tregon grupin duke drekuar në kopsht.

3

Përveç sulmit vetëvrasës në Suruc, mediat kanë raportuar se edhe në Kobane ka pas sulme të njëjtë vetëvrasës, në të njejtën kohë me atë në Turqi. /lajmi.net

12