Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik kanë vrarë mbi 300 ish-zyrtarë policorë të Irakut dhe i kanë varrosur ata në varrezë masive, jashtë qytetit Mosul.
HRW tha se varreza masive është zbuluar pranë fshatit Hamam al-Alil.
“Kjo është edhe një dëshmi e vrasjeve të tmerrshme masive në dhe përreth Mosulit”, tha zëvendësdrejtori i HRW-së për Lindjen e Mesme, Joe Stork.
Forcat irakiane, luftëtarët kurdë dhe aleatët e tjerë janë të angazhuar në një ofensivë të madhe ushtarake për rikthimin e Mosulit.
Ky qytet ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.