Të dy të rinj. Autori dhe viktima në videon e fundit të ISIS-it, kanë pak vite diferencë, por të dy janë bërë instrument propagande për ekzekutimet e bëra nga Shteti Islamik.
I pari është një fëmijë, duket 10-12 vjeç, i cili me fytyrë të zbuluar drejton një pistoletë dhe shënjestron të dytin. I gjunjëzuar mbi barin e një kodre, me veshjen ngjyrë portokalli të të burgosurve, është Muhamed Said Ismail Musallam, 19 vjeç, i cili akuzohet nga xhihadistët se është një spiun i Mosadit (Shërbimi Sekret Inteligjent Izraelit).
Ekzekutuesi-fëmijë i qëllon në fillim përballë, pastaj në trup dhe sapo bie në tokë, i jep goditjen përfundimtare.
Muhamed Musallam nuk kishte asnjë lidhje me Izraelin, ka pohuar Ministri i Mbrojtjes Moshe Yaalon, i cili përjashtoi që i riu palestinez të ketë pasur ndonjëherë kontakte me Mosadin apo me çdo shërbim tjetër të sigurisë së Izraelit.
Në video, në krah të të dyve, duket edhe një më i rritur, i cili në frëngjisht lëshon kërcënime ndaj hebrenjve në Izrael.
Ndërkohë, autoritetet franceze kanë konfirmuar se, si fëmija, ashtu edhe i rrituri në krah të tij janë identifikuar dhe se janë me kombësi franceze.
Përgjegjësi që ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencës, pohon se që të dy janë identifikuar. Po hetohet mbi lidhje të mundshme familjare të Mohamed Merah, përgjegjësi i atentateve kundër një shkolle hebraike dhe disa ushtarakëve në vitin 2012 në jug të Francës.
Sipas investiguesve, i rrituri që duket në video në krah të fëmijës, duket se është vëllai i madh i Merah.
Video është përpunuar me efekte speciale të sofistikuara, ai ato që tregonin vdekjen makabre të pilotit jordanez të djegur të gjallë në një kafaz. Mesazhi i xhihadistit përmban edhe emra të tjerë spiunësh të mundshëm të shërbimeve izraelite.
/gazeta-shqip.com/