Mbështetësit e ISIS mesa duket kanë festuar sulmet terroriste në Bruksel duke pyetur ndjekësit e tyre se cili vend duhet të jetë shënjestra e tyre e radhës, dhe Britania e Madhe kryeson listën.
Në një forum online që pretendohet se drejtohet nga anëtarët e grupit ekstremist një përdorues krijoi sondazhin me pyetjen “ Çfarë ngjyre do të jetë Kulla Eiffel në sulmet e ardhshme?”
Britania e Madhe ishte e para, e votuar nga gjysma e mbështetësve online të grupeve terroriste.
Pyetja u shtrua pasi Kulla Eiffel u ndriçua me ngjyrat e flamurit belg që u solidarizua me Brukselin, i cili u godit të martën nga sulmi terrorist që vrau të paktën 31 persona.