Ishulli më i vogël në botë i banuar, ka pasur një arsye të fortë kur mori emrin “Ishulli me hapësirë të mjaftueshme për disa dhoma”.
Kjo për faktin se ky ishull në Gjirin Alexandria në Neë York, ka hapësirë të mjaftueshme për një pemë dhe disa dhoma gjumi, transmeton Telegrafi.
Është një nga 1864 ishujve të vendosur në lumin St. Laërence që ndanë Neë Yorkun nga Ontario.
Sipas Conde Nast Traveler, ky ishull është pjesë e arkipelagut të mijëra ishujve. Dikur njihej si ishulli Hub dhe ishte blerë në vitin 1950, nga një familje e njohur si Sizelands.
Kjo familje kishte mbjellë një pemë dhe kishte ndërtuar disa dhoma gjumi brenda një shtëpie, duke shfrytëzuar çdo metër katror të këtij ishulli.
Ishulli i ka vetëm 306 metra katrorë, që i bie sa një fushë tenisi. Dhe sipas librit të rekordeve Guiness, është shpallur si ishulli më i vogël në botë i banuar. /Telegrafi/