Kur është fjala për atraksionet turistike, të cilat mund të vizitohet në sezone të caktuara, ky ishull në Kinë mund të jetë më i mahnitshmi ndonjëherë.
I quajtur ‘ishulli fatsjellës në formë breshke’, ky masiv shfaqet dhe merr formë një herë në vit, ndërsa qëndron ashtu për një muaj, transmeton Telegrafi.
Për nëntë muaj të vitit, guri qëndron nën sipërfaqen e lumit Muodaoxi në Chongqing. Me rënien e nivelit të ujit, për dy muaj nisë të shfaqet gradualisht.
Ky fenomen natyror, e ka bërë këtë zonë shumë të frekuentuar prej vizitorëve, ndërsa koha më e mirë për ta parë është mesi i marsit.
Prej se është popullarizuar nga mediat, shumë turistë kanë shkuar për ta parë ‘breshkën’ gjigante, që është shenj që sjellë fat dhe mbarësi.
“Ne vetëm nisemi për këtu, sepse e dimë që breshka ka ardhur”, ka thënë një prej turistëve të shumë. Pos shëtitjeve me anije përreth ishullit, vizitorët ngjiten edhe në kodrat që e rrethojnë, për ta parë formën e veçantë që ka. /Telegrafi/