Kjo vajzë ka vendosur që çdo ditë të gjej kohë të lirë që të vallëzoj dhe shijoj në maksimum këngët e saj të preferuar, të cilat jo vetëm që ia kanë përmirësuar disponimin, por edhe i kanë përgjysmuar peshën trupore.
Edhe pse tingëllon si diçka e pabesueshme, por për disa muaj vallëzim ajo ka arritur të humb plot 68 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Profili i saj në Facebook është “vërshuar” nga komentet e shumta nga e mbarë bota, të cilët i kanë dhënë përkrahje kësaj vajze.
“Botës i duhen më shumë njerëz sikur ti. Ti je inspirimi dhe motivi im i vërtetë. Natyrisht se prapa këtij suksesi është puna e palodhshme”, ishin disa nga komentet.
Ndërsa si ka arritur të humb peshën kjo vajzë mund ta shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/