Ishte pranë ndarjes nga partneri pasi ishte e bindur që po e tradhton, pasi tentoi ta josh me motrat binjake – u pendua keq për veprimin (Video)

E publikuar: 27/09/2017 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e re ishte shumë pranë ndarjes nga i dashuri, për të cilin ishte shumë e bindur se po e tradhton me tjera.

Por, dyshimet e saj dolën të jenë të gabuara, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte kërkuar ndihmën e dy motrave binjake të cilat në shikim të parë do të linin pa frymë secilin mashkull, për faktin se kanë linja të përkryera trupore.

Dhe kur ato u nisën në një “mision”, menduan se gjithçka do të përfundoj siç ato e kishin planifikuar.

Vajza e re kërkoi nga ato ta joshin partnerin e saj i cili punon si teknik i teknologjisë informative (TI), të cilin e ftuan në apartament për t’ua instaluar internetin.

Dhe pas disa tentativave për  ta joshur duke u shfaqur para tij pothuajse lakuriq, ai nuk dukej fare i interesuar për ato, pasi e kryente me nder punën.

Kur e kuptoi që partneri i saj nuk ishte ashtu siç ajo mendonte, vendosi t’i japë një mundësi tjetër lidhjes duke shpresuar se gjithçka do të përmirësohet. /Telegrafi/