Një 32-vjeçare ka rënë në pranga pasi tentoi të mbyste nënën e saj.
Bëhet fjalë për Luciana Paula Figueiredo, e cila për pak sa nuk finalizoi akti e saj makabër, mbi shtratin e së ëmës, 68-vjeçares Ana Benedita Figueiredo, në spitalin ”Dr Carlos Macieira” në qytetin e Sao Luis në Brazil.
Pamjet u regjistruan nga pacientë të tjerë, zbulohet se si 32-vjeçarja vendos dorën e saj mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, Anes.
Mediat lokale raportojnë se vajza Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentativë vrasjeje, ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.
Ana Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi një emboli pulmonare. Burime nga Policia Civile thonë se hetimet fillestare rrëfejnë se vajza dëshironte të vriste nënën e saj të sëmurë, sepse ishte lodhur duke u kujdesur për të./tch/