Policia e Kosovës, ka njoftuar se i riu nga Gjilani, që u shpallë në kërkim pasi që ishte zhdukur, tashmë është gjetur.
Policia ka bërë të ditur edhe se i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se, aktualisht i riu ndodhet në ambientet e PK’së.
Komunikata e plotë:
Gjendet personi i shpallur i humbur
Gjilan, 16 janar 2026
Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.















