Ishte braktisur dhe më pas ishte shitur për 300 funte, tashmë kjo shtëpi kushton rreth 2 milionë funte (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i cili ka paguar vetëm 300 funte për dy shtëpi të braktisura në lindje të Londrës kanë mundur që ta shesin tanimë atë për hiq më pak se 1,9 milion funte.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jane Aleksander dhe burrin e saj Gus për të konkurruar për dy shtëpitë, si pjesë e Lotarisë së Këshillit të Madh të Londrës në vitin 1977.

Në bazë të kushteve, ata u desh që të paguanin vetëm nga 150 funte, por se duhej që të riparonin ato.

Çifti kanë investuar rreth 30 mijë funte në projektin e restaurimit dyvjeçar – i cili përfshinte instalimin e gypave dhe zëvendësimin e elektricitetit në pronën e rrënuar.

Dhe pas rreth 40 viteve, prona në fjalë është në treg për rreth 1,9 milionë funte.

Shtëpitë u bënë të lira pasi u braktisën misteriozisht nga banorët e tyre refugjatë hebrenj në vitin 1967. /Telegrafi/