Disa banorë në Santiago të Kilit, që panë disa drita të pazakonta në qiell, ishin të bindur se i panë jashtëtokësorët.
Mirëpo, ata u zhgënjyen kur mësuan se ishin disa fluturake ushtarake, që po kryenin ushtrime për një ceremoni diplomimi, transmeton Telegrafi.
“Gjatë vitit të kaluar, janë parë të njëjtat drita dhe menduam se është ndonjë pjatë fluturuese. Ishin kandidatët për pilotë të ushtrisë, që po bënin ushtrime”, ka qenë shpjegimi për aktivitet.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë ushtarakë, duke thënë se janë manovrat e njëjta që u kryen edhe para një viti. /Telegrafi/