Ishin të bindur se kishin dëgjuar zhurma, punonjësit e kompanisë argjentinase që merret me shërbime funerale hapin arkivolin për të shuar dilemat (Video)

E publikuar: 14/12/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani që merret me shërbime funerale në Argjentinë, është detyruara ta rikthej në spital trupin e pajetë të një gruaje, pasi punonjësit ishin të bindur se kishin dëgjuar disa zhurma.

Trupi i pajetë i 65-vjeçares së paemëruar që ndërroi jetë në Buenos Aires, është rikthyer në spital pasi punonjësit e kompanisë që transportonin kufomën si dhe familjarët, ishin të bindur se kanë dëgjuar zhurma që vinin nga arkivoli brenda veturës, transmeton Telegrafi.

Për të shuar dilemat, ata vendosën ta rikthejnë në spital kufomën në mënyrë që mjekët të mund të konstatojnë nëse gruaja ishte ende gjallë.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si mjeku së bashku me familjarët e të ndjerës, hapin arkivolin që ishte brenda veturës. Megjithatë, aty është konstatuar se gruaja kishte vdekur të paktën 24 orë më herët. /Telegrafi/