Ishin LIVE, gazetari godet me shpullë kolegun e tij (VIDEO)

E publikuar: 20/12/2021 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemet ekonomike dhe tensionet politike që po kalon vendi duket se po pasqyrohen gjerësisht edhe në sjelljen e qytatarëve të Turqisë gjatë muajve të fundit. Rasti më i ri vjen nga një studioni televizive, kur gazetari godet me shpullë dhe shtyn një teknik zëri teksa ky i fundit po përpiqej të rregullonte lidhjen e tij me studion.

Teksa po intervistonte ish-ministren Fatma Sahin, gazetari i “HaberTurk” Muharrem Sariyaka i bën me shenjë regjisë që të rregullojë zërin pas i ka problem. Menjëherë aty mbërrin një teknik zëri, por ai e qëllon dhe shtyn pas disa sekondash pasi konstaton se problemi nuk është rregulluar.

Në lidhje me ngjarjen reagoi më pas edhe vetë ish-ministrja që i kërkoi falje publike teknikut të zërit, ndërsa veprimi i gazetarit ka shkaktuar mjaft reagime te punonjësit e medias në vend.  /abcnews.al