“Të famshmit në fushatë”, është tema që po diskutohet të dielën në ‘PressingShow”.
Aktori Fisnik Ademi tha se është mbështetës i krahut të luftës, ai tregoi një moment kur kishte shkuar në një dasëm te një shok që ishte në struktura të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ademi po fliste për vitin 2017, tha se 40 djem i shkuan pas kur doli për cigare, duke e akuzuar pse ishte me PDK-në.
“Kjo ka qenë verën e 2017, një shok që është në VV po martohet dhe po më bën një ftesë. Tha, apo vjen në dasëm, a e ke problem. Thash jo more pse problem, edhe kurrë s’e harroj kur jam shku dasëm, ulësen ku e kemi pasur ka qenë një nivel më lartë, beso që komplet salla janë kthy me më kqyr. Aty kanë qenë krejt strukturat e VV-së, edhe kjo pjesa e Ferit, komplet bashkë. Jam dalë me dhez një cigare, janë çu ja 40 djem. Pse ti me PDK-në, ti je artist. Kadale more, edhe ka qenë shokim në atë kohë”, ka thënë ai.