Ish-zyrtari amerikan: Angazhimi aktiv i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi do të vazhdojë

E publikuar: 18/11/2020 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Bertram Brown është i bindur se ShBA’ja do të vazhdojë aktivisht përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndihmojë ku është e mundshme dhe ai pret që Beogradi, Prishtina dhe Uashingtoni do të vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjet e Uashingtonit secili për interesat e veta.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës fillimisht varet nga qeveritë e tyre me ndërmjetësimin e BE’së përmes Emisarit Special Miroslav Lajçak në rolin e ndërmjetësuesit”, tha Brown, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Më 29 nëntor ka qenë takimi i fundit i zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në nivelin e ekspertëve.

Miroslav Lajçak takoi Skender Hysenin dhe Petar Petkovicin për të diskutuar për pretendimet financiare dhe pronat.

Pas takimit Lajçak tha se palët janë pajtuar që të takohen në raundin e dytë por që kjo edhe pas tre javësh nuk ka ndodhur.