Ish-zyrtarët e LDD-së përkrahin kreun e LDK-së

E publikuar: 30/05/2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i ‘karrigeve’ në vitin 2006 ka qenë i fundit, që kur Lulzim Zeneli mori pjesë aktivisht në LDK.

Që nga ajo kohë ai i kishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit.

Por, ky subjekt politikë, pikërisht një muaj para mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor, mori vendim që të kthehet në shtëpinë e vjetër, LDK-në.

Lulzim Zeneli ka njoftuar se është zgjedhur delegat nga dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, por ai beson se nesër nuk do të përsëritet Kuvendi i karrigeve.

Zeneli nuk ka dashur të tregoj se cilin nga kandidatët do të përkrah për kryetar të LDK-së.

“Nuk mendoj se mundemi me i kontribuar procesit nëse tani krijohen pole. Është vota e fshehtë dhe duhet të respektohet ajo. Alternativa fatmirësisht ka. Unë jam delegat prej degës së dytë në Prishtinë”, ka thënë Zeneli.

Megjithatë Zeneli ka njoftuar se jo të gjithë anëtarësia e LDD-së i është futur procesit zgjedhor në LDK.

Ai ka njoftuar se këtij procesi nuk i ka hyrë as ish kreu i LDD-së, Nexhat Daci.

“Kanë marrë pjesë në proces zgjedhor një pjesë e caktuar, ata që kanë dashur të kyçen”. Ka thënë Zeneli./orainfo/