Ish-zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës në protestë në Tiranë, kërkon lirimin e Sali Berishës

E publikuar: 20/02/2024 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendës Ministri i Jashtëm i Kosovës, Gani Dreshaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të 20 shkurtit para Kryeministrisë në Tiranë, të thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

Me dy pankarta në duar, ish-diplomati Dreshaj ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha nga arresti shtepiak i vendosur nga gjykata e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta e sotme e 20 shkurtit tregoi edhe njëherë tjetër se opozita shqiptare është në këmbë dhe qindra mijëra shqiptarë nuk shantazhohen nga narko-regjimi i Edi Ramës.