Ish-ushtari i UÇK’së Bekim Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale, raporton ‘Insajderi’. 37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK ‘së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.
Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri, ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës.
Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit.
Policia , nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
I ndjeri, prej pasluftës ka jetuar në Zvicër.
Ndërkohë Xhavit Doberdolani e gjeti kufomën e tij derisa po shkonte në arë për të punuar derisa thotë se derisa ka ardhur policia, nuk e kishte njohur fare viktimën.