Bislim Bujupi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash është i paralizuar pas gjakderdhjes në tru.
Për më tepër ai jeton në një shtëpi të vogël me një dhomë me mure të nxira nga tymi në Arllat të Drenasit.
Ai madje në luftën e fundit në Kosovë kishte humbur një nga gishtat e dorës, por që ende sot e asaj dite nuk gëzon asnjë privilegj si veteran ose invalid i luftës.
Gruaja e tij, Servete Bujupi, ndonëse është vet e sëmurë nga tromboza u detyrua që të shiste malin për të kërkuar shërimin për burrin e saj.
Së bashku me ta jetojnë edhe djali i papunë i Bislimit me gruan e dy fëmijët e vegjël.