Legjenda e futbollit anglez, Glenn Hoodle në një intervistë për Daily Mail ka bërë një analizë të këtij europiani deri më tani.
Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze, thuri laved për Shqipërinë duke thënë se shpreson që kuqezinjtë të kalojnë në turnin tjetër të Euro 2016.
“Kam parë një ekip të organizuar shumë mirë në mbrojtje dhe e aftë të kundërsulmojë shpejt. Ledian Memushaj më ka lënë impresione shumë të mira në ndeshjen me Francën. Dua që ata të marrin 3 pikë dhe të vazhdojnë rrugëimin e tyre në Euro 2016. Franca e pati shumë të vëhstirë me ta, ashtu edhe Zvicra ishte shpesh herë pranë pësimit të golit. Prandaj mendoj se ata e meritojnë një gjë të tillë,” tha Hoodle.
Glenn Hoodle ka drejtuar ekipin e “Tre Luanëve” për tre vite (1996-1999)