Ish-shefi i hetuesve në polici e quan të padrejtë kërkesën e FIT që të dallojnë nga zyrtarët tjerë policorë

E publikuar: 09/12/2023 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka folur për tema të ndryshme të sigurisë ne vend.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka komentuar edhe protestat e policëve elitarë para Qeverisë së Kosovës.

Sylejmani konsideron se është e “padrejtë” që njësitë elitare të policisë të kërkojnë “status” tjetër për dallim nga të tjerët, sepse, si konsideron ai, gjithë policët që kanë humbur jetën gjatë detyrës janë policë e thjeshtë që punojnë nëpër stacione policore.

Sylejmani gjithashtu konsideron se policia është ‘godit’ nga ligji i ri për paga.