Aktakuzë kundër ish shefit të prokurimit në komunën e Lipjanit

E publikuar: 29/12/2015 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër një personi me inicialet R.Z, ish shef i prokurimit në komunën e Lipjanit.
I pandehuri R.Z, akuzohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së”.

Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga i pandehuri gjatë kohës sa i njëjti ishte në pozitën e menaxherit të prokurimit.

R.Z ka shkelë rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim që një operatori ekonomik t’i mundësoj fitimin e tenderit dhe përfitimin material për vete apo personin tjetër.