Ish pjesëtari i SHIK-ut: Vetëvrasja e Astrit Deharit e ngjashme me vetëvrasjen e Dino Asanajt

E publikuar: 08/11/2016 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e shtune, në burgun e Prizrenit, Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte gjendur i vdekur, ku sipas deklaratave të ndryshme, disa thonë që kishte ndërruar jetë në spital, e disa thonë gjatë rrugës për në spital.

Por në ekspertizën e bërë dje nga ekspertët rezultatet e para të ekspertizës thonësee Dehari ka vdekur nga mungesa e frymëmarrjes ndërsa hedhet poshtë dyshimi se ai kishte marrë medikamente.

“Si informacion i parë mund të thuhet se si pasojë e vdekjes së tani të ndjerit Astrit është asfiksia apo mos frymëmarrja dhe pengesat në frymëmarrja. Sigurisht që rezultati përfundimtar i kësaj ekspertize do të del së shpejti. ..Do të informohet edhe i autorizuari i familjes dhe gjithë me kohë do të informoheni . Po siguroj edhe këtë se prej ditës së parë kemi qenë mjaftë transparent, kemi qenë mjaft të angazhuar ne si prokurori e shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, hetuesit , forenzikën dhe me ekspertët e mjekësisë ligjore prej ditës së parë kemi qenë të angazhuar dhe transparent dhe do të ejmi deri në përfundimin e këtij procesi “, tha mbrëmë Prokurori i Prizrenit Sylë Hoxha.

Por Hoxha ka mohuar deklaratat se Dehari kishte konsumuar medikamente.

Sipas tij në qelinë e tij ku qëndronte në paraburgim që nga 30 gushti nuk janë gjetur barëra ndërsa konfirmoi se ai ka disa gërvishtje në qafë. Hoxha tha se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar për vdekjen e paqartë të Deharit.

Kurse Ish pjesëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari në faqen e tij në facebook ka shkruar se rasti i Astrit Dehari është shumë i ngjashëm me rastin e Dino Asanajt.

“Historija po na përsëritet dhe dot perseriten akoma ma shumë. Vetëvrasja e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari shumë i ngjan vetëvrasjes të Dino Asanajt ish shefit të AKM-AKP.dhe besoj se nuk dot zbulohen kurrë këto vrasje deri në fund”, ka shkruar Miftari.

Kujtojmë se Astrit Dehari së bashku me pesë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar me 30 gusht si i dyshuar se kanë kryer sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të këtij viti dhe po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit./BS/