Ish-narkomani kërkon ta varrosin të gjallë, merr brenda varrit edhe laptopin (Foto)

E publikuar: 21/03/2017 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kureshtja mund të të shpije deri në çmendi, e që kur ta lexoni këtë rast, është vërtetë çmenduria më e madhe e bërë deri tani.

John Edwards, i cili ishte i njohur ndër narkomanët dhe alkoolistët më të mëdhenj , e që sot përmes shumë lutjeve dhe këshillave mundohet t’iu ndihmojë njerëzve, vendosi të kalojë 3 ditë nën tokë, duke poseduar brenda edhe laptop dhe duke u dhënë njerëzve përgjigje përmes rrjeteve sociale për shumë pyetje të tyre.

Edwards gjatë jetës së tij ka pasur dy herë tumor dhe poashtu ka vuajtur shumë pasoja nga alkooli dhe droga, duke përjetuar edhe dhunë seksuale. Para 27 vitesh, kishte deklaruar se i kishte ndodhur një fenomen i çuditshëm, ku thoshte se “kishte biseduar me Zotin” dhe që nga atëherë u largua nga rruga e shfrenuar e cila e kishte përcjellë ndër vite.