Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi shpreson që Qeveria e Kosovës t’i merr parasysh thirrjet e ndërkombëtarëve të cilët kanë kërkuar që ura e Ibrit të mos hapet për qarkullim të veturave.
Gashi në Tëvë1, ka thënë se hapjen e urës pa një bashkëpunim me parterët dhe banorët lokal do të krijojë tensione të cilat mund të përshkallëzojnë situatën.
“Hapja e urës pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me institucionet ndërkombëtare dhe popullatën lokale atje, do të krijojë tensione të cilat mund të përshkallëzojnë në situata të cilat është vështirë të parashikohen. Dhe në këtë drejtim Kosova mund të vije në një situatë të tillë të vështirësive , jo vetëm të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare , por dhe në rrafshin e autorizimeve dhe përgjegjësitë në ato komuna”, ka thënë ish-ministri Gashi.
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se ura e Ibrit do të hapet gjatë kësaj vere.
Ai ka thënë se nuk mund të jap datë të saktë, por se situata po përcillet me kujdes.