Ish-ministri flet për gjuajtjen e Dardan Gashit me armë: Politika do të duhej ta shkarkonte

E publikuar: 26/01/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar çështjen e thirrjes së interpelancës në Kuvend për diskutimin e gjuajtjes me armë nga ministri Dardan Gashi. Murati konsideron se ky veprim është skandaloz dhe shkelje ligjore.
“Gjykatat do të duhej ta dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë”, thotë ish-ministri i Diasporës, Murati.

Murati si ish-pjesëtar i UÇK-së thotë se në të kaluarën armët i kanë përdorur për pushtuesit.

Ky është statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat./GazetaExpress/