Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve, Zvornik Lazar Ristiq është njëri prej të arrestuarve në aksionin e mëngjesit të sotëm të SIPA-s, mëson jozyrtarisht Vijesti.
Ristiq, si gjashtë të arrestuarit e tjerë, akuzohet se ka kryer krimin e gjenocidit, në lidhje me të shtënat dhe vrasjet në lokalitetin e Rahovecit.
Siç bëhet e ditur, Organizata e Veteranëve të Zvornikut tashmë ka bërë të ditur se nesër do të kenë një takim ku do të merren vesh nëse do të organizojnë protesta për shkak të arrestimeve të sotme.
Kujtojmë se, sipas njoftimit të SIPA-s, këta persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të përgjegjësisë individuale dhe komanduese, si dhe për ndihmë në gjenocid.
Sipas kësaj agjencie shtetërore, të arrestuarit pas hetimeve penale do t’i dorëzohen Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës. (Vijesti.ba)