Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë votuar gjatë kësaj jave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.
Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, duke theksuar se ata kanë realizuar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.



















