Njëri prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Arif Muçolli ka treguar se pasluftës ia kishte dërguar tri herë të dhënat e Zonave Operative për numrin e ushtarëve. Në asnjërin rast shifrat nuk kishin shkuar më shumë se 20 mijë ushtarë të UÇK’së.
“Po ja perkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-se,se paku dy deri ne tri here i kemi grumbullue te dhenat per keto kategori nga te gjitha Zonat dhe asnjehere nuk eshte kalue nr.prej 20 mijë”, ka shkruar Muçolli i njohur si Komandant Mësuesi.
Ky ish-ushtarak ka treguar se këto të dhëna ekzistojnë në Arkivin e TMK’së ku i kishte deponuar dokumentet e verifikuara me numrin e ushtarëve.
Ka akuzuar se krejt këto dallavere me lista janë bërë për përfitime politike, klanore, familjare por edhe materiale.
Ka thënë se përpos Agim Çekut edhe të tjerët të përfshirë në këtë skandal kanë bërë devalvimin e vlerave të luftës.
Ndërkohë, ende askush s’ka shkuar në burg për keqpërdorimin e statusit të veteranit të UÇK’së. Për dallim prej Kosovës, në Kroaci ka pasur raste kur edhe pas njëzet vitesh janë zënë keqpërdoruesit e luftës, duke u dënuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.
Lexojeni të plotë reagimin e ish-udhëheqësit të UÇK’së, Arif Muçolli.
KA APO NUK KA NEVOJE PER RIVERIFIKIMIN E LISTAVE TE VETERANEVE
Nuk ka nevoje te riverifikohen keto lista,paska deklarue z.Agim Ceku!
– Po eshte normale kjo deklarate, sepse riverifikimi do te nxjerr ne shesh parregullesite e medha qe jane bere gjate ketij procesi.
Eshte per tu qudite se si ka mundesi qe z.Agim Ceku te nenshkruej keto lista se paku tri kater here,e te kene gjinje ndryshime.
Po ja perkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-se,se paku dy deri ne tri here i kemi grumbullue te dhenat per keto kategori nga te gjitha Zonat dhe asnjehere nuk eshte kalue nr.prej 20 mij.
Keto dokumente egzistojne ne arkivin e TMK-se.
Ndersa tani kur kete pune z. Agim Ceku e ka krye si argat i politikes nr.na qenka trefishue (afer 60 mije).
Andaj duhet pranuar se kjo rritje,apo kjo parregullesi eshte bere pikespari per interesa politike,klanore,familjare,por edhe per ato materiale.
Prandaj z.Agim Ceku,si dhe te gjthe ata qe jane te involvuem ne kete proces,e qe i kan kontribue kesaj parregullesie, duhet ta kuptojne, se ky eshte devalvimi me i madh i vleres se luftes qe eshte bere deri me tani.