Mbretëresha Elizabeta II ka vdekur të enjten, më 8 shtator në kalanë Balmoral të Skocisë, në moshën 96-vjeçare.
Ndërsa shumë prej tyre kanë dalë në rrugët e Londrës pranë Pallatit Buckingham, në zonën përreth kështjellës Windsor, si dhe në mediat sociale për të bërë nderime, të tjerë kanë folur për historinë koloniale të vendit të cilit mbretëresha i shërbeu për 70 vjet.
Në veçanti, njerëzit kanë bërë thirrje për kthimin e diamantit Koh-i-Noor, i cili aktualisht është vendosur në kurorën e Mbretëreshës dhe është pjesë e bizhuterive të kurorës së ekspozuar në Kullën e Londrës dhe seti i Yllit të Madh të Afrikës është i vendosur në Skeptrin e Sovranit, që është gjithashtu pjesë e Bizhuterive të Kurorës.
Koh-i-Noor është një nga diamantet në botë që ka pak më shumë se 105 karat. Thuhet se vlen nga 140 deri në 400 milionë dollarë, por gjithashtu cilësohet si i paçmuar, shkruan Unilad, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa besohet të jetë përmendur për herë të parë mbi 5,000 vjet më parë në një shkrim sanskrit, diamanti u referua si Syamantaka dhe më pas se kush e kishte pronësinë e tij ishte thjesht spekulim.
Raportohet se ishte në pronësi të Rajas të Malwa deri në 1304, i ndjekur nga Perandori i Delhit, Alauddin Khilji.
Pas kësaj, për 300 vitet e ardhshme nga viti 1339, qëndroi në qytetin e Samarkandit.
Koh-i-Noor mbeti në Indi deri në vitin 1849, kur forcat britanike pushtuan Punjabin dhe u bë pjesë e Kompanisë Britanike të Indisë Lindore.
Më pas u dërgua përsëri në Britani dhe, në korrik 1850, iu dha mbretëreshës Victoria.
Diamanti përfundimisht u pre dhe u bart nga Mbretëresha, e cila deklaroi në testamentin e saj se duhet të bartej vetëm nga një monarke femër ose të mbahej nga gruaja e kreut të shtetit.
Diamanti u bë pjesë e bizhuterive të kurorës pasi mbretëresha Victoria ka vdekur.
India, Pakistani, Afganistani dhe Irani kanë kundërshtuar të gjithë pronësinë e Mbretërisë Britanike të diamantit Koh-i-Noor, duke deklaruar se ishte grabitur prej tyre pavarësisht se monarkia kishte pretenduar se ishte një ‘dhuratë’.
Thirrjet janë rritur gjithashtu që Ylli i Madh i Afrikës – i njohur gjithashtu si Cullinan I dhe Ylli i Parë i Afrikës – të kthehet.