Ish i dashuri i Zanfina Ismailit tani me Era Istrefin (Foto)

E publikuar: 06/03/2016 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është e njohur botërisht historia e dashurisë mes Zanfina Ismailit dhe Faton Shoshit.

Dyshja kanë qenë në lidhje për vite me rradhë. Ata, më nuk janë bashkë. Arsyet e ndarjes nuk janë përfolur asnjëherë. Tashmë, këngëtarja dhe biznesmeni janë në rrugë të kundërta, shkruan “Kosovarja”.

Shoshi pos që njihet si biznesmen, gjithashtu është edhe njeri i medias dhe showbizit. Ai, së fundi e menaxhon suksesshëm këngëtaren Era Istrefi, të cilën po e qon shumë përpara. Falë angazhimit të tij, Era po bënë hapa të madh, edhe drejt realizimit ndërkombëtar.

Në qarqe të ndryshme po flitet se Shoshi dhe Istrefi janë poashtu në lidhje dashurie. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, shkruan “Kosovarja”.

/Kosovarja/