Lidhja mes Rita Orës dhe bateristit të “Blink 182”, Travis Barker zgjati vetëm tre javë.
Por Barker është kryelajm në shoubiz jo për ndarjen me shqiptaren, por për një deklaratë që ka habitur shumëkënd.
Barker, që i shpëtoi me shumë fat një aksidenti ajror, mbeti i djegur në 65 përqind të trupit.
Ai tha se muajt pas aksidentit, jeta e tij ishte një ferr, pasi duhej të kalonte mbi 27 operacione.
I lodhur nga kjo, ai i ofroi një shoku 1 milionë dollarë që ta vriste, pasi nuk mund të vazhdonte më të jetonte.
39-vjeçari për pak humbi jetën gjatë aksidentit në vitin 2008.
Ai mbijetoi me një person tjetër, që vdiq më vonë nga overdoza.
Tani Barker thotë se po përpiqet që të tejkalojë frikën nga fluturimi për shkak të fëmijëve të tij.
“Nuk dua që ata të humbasin eksperienca të rëndësishme në jetë,” tha ai.