Ish-gruaja e padit presidentin argjentinas: Më ke dhunuar për tre ditë

E publikuar: 10/08/2024 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrjet po qarkullojnë foto të ish-zonjës së parë argjentinase Fabiola Yáñez, e cila dyshohet të jetë dhunuar nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Alberto Fernández.

Në fotot e publikuara fillimisht në mediat lokale shihet Yáñez e mavijosur në fytyrë dhe krah, ku mësohet se më pas ajo ka bërë një kallëzim penal ndaj ish-kreut të shtetit.

Dokumenti gjyqësor i parë sqaronte se gjyqtari Ercolini e kontaktoi Fabiolën në qershor, por zonja Yanez “nuk dëshironte të ndiqte procedimin penal”.

Më pas ndryshoi mendje dhe të martën kontaktoi gjykatën e Buenos Aires-it për të ngritur akuza kundër ish-presidentit.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, ish-gazetarja dhe aktorja deklaroi se po vuan atë që ajo e quajti “terrorizëm psikologjik”, si dhe ngacmim telefonik, thanë mediat lokale.

Ajo rrëfeu episodet e abuzimit dhe ngacmimeve që ndodhën kur ishte shtatzënë me djalin e saj, tani dy-vjeçar, Francisco.

“Më ke goditur për tre ditë me radhë” , kështu i thoshte Yáñez Fernández-it në një audio në WhatsApp, të gjetur në telefonin e tij celular, i cili u sekuestrua gjatë hetimit nga policia.

Akuzat tronditën vendin dhe po njollosin më tej reputacionin e ish-presidentit, qeverinë e të cilit shumë argjentinas e fajësojnë për thellimin e një krize ekonomike.