Ivana Zelníčková – Trump, ka kërkuar një punë nga ish-burri i saj.
Kjo pasi që ish-gruaja 67 vjeçare e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se ajo mund të jetë një ambasadore e denjë në Republikën Çeke.
Ivana Trump, e cila u divorcua nga Donald në vitin 1992 ka deklaruar se ajo do të jetë personi i duhur për të përfaqësuar Amerikën në vendlindjen e saj.
‘’Kjo është nga ajo se nga vijë unë, është gjuha ime dhe të gjithë më njohin mua’’, është shprehur ajo.
Ish-gruaja e Presidentit Trump, ka thënë po ashtu se ajo është e njohur duke iu falënderuar punëve të saj dhe nuk ka nevojë për mbiemrin e ish-burrit të saj.
‘’Unë jam e njohur me emrin Ivana. Unë me të vërtetë nuk kam nevojë për mbiemrin Trump. Unë jam e njohur në mbarë botën, jo vetëm në Amerikë’’.
Ivana Zelníčková po ashtu ka thënë se nuk ndjen keqardhje për të mos qenit Zonjë e Parë, duke thënë se shtëpia e saj në New York, është shumë më e mirë se sa Shtëpia e Bardhë, njofton Klan Kosova.