Ish-gjyqtari polak i Misionit Eulex Darius Siellicki , mbi të cilin u hodhën akuza të rënda nga ish-kryetari i trupit gjykues të EULEX’it Malcolm Simmons ndër të tjera edhe për dënimin e grupit Drenica II me qëllim të avancimit të tij në pozitë, tashmë është shpërblyer pasi sipas burimeve të RTK’së Siellicki ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Speciale.
“Në fillim të procesit gjyqësor të Drenica II gjykatësi kryesues Darius Siellicki i referohej të pandehurve ‘kafshë’ si e natyrshme te shqiptarët. Ai tha “nëse dënoj të pandehurit unë mund të gjejë punë kudo në Bashkimin Europian”, kjo ishte një letër që ish-kryetari i trupit Gjykues të misionit Eurpian për Sundim të Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX Malcolm Simmos i kishte dërguar zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Kenneth Deane ku akuzonte ish-gjyqtarin Siellicki për qasjen diskriminuese ndaj të pandehurve dhe qëllimin e tij që të dënoj grupin Drenica II me qëllim që të gjejë punë në Bashkimin Europian.
Pretendimet e Simmons se Darius Siellicki dënoi grupin Drenica II me qëllim të avancimit të tij tashmë janë vërtetuar.
Burime të RTK’së bëjnë të ditur se ish-gjyqtari polak i EULEX’it Darius Siellicki tashmë ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Të pandehurit në këtë rast morën këto dënime. Sylejman Selimi u dënua me shtatë vjet burgim, Isni Thaçi me 6 vjet e gjashtë muaj, Zeqir dhe Jahir Demaku me nga gjashtë vjet burg Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj me 3 vjet burg sa janë dënuar edhe Fadil e Nexhat Demaku.