Ish-Drejtori i PTK’së: Shqetësues vendimi i Arbitrazhit për Z-Mobile

E publikuar: 23/12/2016 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-shefi i PTK’së, Shyqyri Haxha, ka folur për humbjen e rastit nga Qeveria kundrejt operatorit Z-Mobile për shkelje të kontratës.
Haxha ka thënë se kur ka shkuar në PTK ka pasur dy vite prej kur është bërë ajo kontratë dhe nuk e ka sjellë ai kontratën aty, mirëpo vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i është dukur shqetësues dhe i papritur, transmeton koha.net.

Gjithë këtë ai e ka quajtur manipulimi menaxhmetit të PTK-së.

“Vendimi i Arbitrazhit nuk ka të bëjë me kontratë, është keqkuptim dhe manipulim i menaxhmetit të PTK-së. Ka të bëjë me vendimin e ARKEP-it që janë jashtë kontratës”, ka thënë Haxha, teksa ka shtuar se çka kishte obliguar ARKEP-i PTK-në të përmbushte jashtë kontratës.

“Kontrata parasheh 200mijë numra, asnjë më shumë. Pasi kam dalë unë dhe pas një 5-6 drejtorëve aty, disa ushtrues detyre, brenda kësaj kohe, ARKEP-i e ka obliguar PTK-në që t’i lëshojë 100 numra jashtë kontratës dhe 3G e 4G nuk ka të bëjë me kontratë. Rregullatori mund ta detyrojë operatorin ta zbatojë një vendim, ata e kanë detyruar PTK që t’i japë edhe 100 mijë numra jashtë kontratës”, përfundoi Haxha.

TEMAT:SHYQYRI HAXHAQEVERIAZ-MOBILE