Ish-diplomati serb: Është vendosur afat deri në shkurt për marrëveshjen finale

E publikuar: 26/10/2023 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

QUINT-i bëri dy hapa përpara në Beograd, një në Prishtinë, ndërsa sot në Bruksel pritet një strategji e re daljeje për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë procesit të nisur në vitin 2013. Është rënë dakord që deri në shkurt të nënshkruhet marrëveshja ligjërisht e detyrueshme dhe të ndërmerren hapa të fortë dhe të qartë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit, tha ish-shefi i misionit jugosllav në Washington dhe pjesëmarrës në negociatat e Dejtonit, Nebojsha Vujoviq.

“…Tani po i vjen fundi. Vuçiq për një kohë të gjatë ka blerë kohë, ka luajtur shumë, katër-tre-dy, pastaj pesë karrige”, thotë ai në Nova.

Pozita e Beogradit ra në mënyrë dramatike pas Banjskës, tha Vujoviq.

“Pra tani për tani – pasoja të rënda. Sepse, kini kujdes, më e rëndësishme është që ta zgjidhin këtë çështje për Kosovën, ta mbyllin në paketë, ta heqin problemin nga tavolina, sesa të jetë Radoiçiq në burg. Do të ketë kohë edhe për këtë. Ata do të kthehen te ajo. Ata nuk harrojnë”, tha Vujoviq.