Ish-diplomati amerikan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse Hashim Thaçi ka qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Nuk e di nëse Hashim Thaçi ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, më sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hill.
Ai shtoi më tej: “Nuk jam në gjendje ta konfirmoj një gjë të tillë.”


















