Ish-deputetja e PSD-së: Sot jam me Thaçin e Veselin

E publikuar: 24/06/2020 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës nga Specialja për presidentin e Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, raporton Front Online.

Ajo ka thënë që për sa i përket luftës së tyre në UÇK, të dy meritojnë respekt e mbështetje.

“Thaçi e Veseli jane fajtor per keq qeverisje ne kohen sa partia qe e kane drejtu ka qene ne pushtet, por per angazhimin e tyre ne UÇK ata meritojne respekt e mbeshtetje. Sot une jam #meThacin e #meVeselin”, ka shkruar ajo në Facebook. /Front Online/