Ish-deputeti i PS ironizon Ramën: Ky popull nuk të kupton vëlla, ti je shumë i madh…

E publikuar: 28/10/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani ka ironizuar qëndrimet e Kryeminisrit Edi Rama për zhvillimet në vend.

Në një koment në Facebook, Harasani i drejtohet Ramës me nota miqësore, duke i thënë se kryeministri është shumë i madh për një vend të vogël si Shqipëria.

“Ty s’të kuptojnë. S’të kuptojnë se je shume i madh vëlla. Ti je për KM të Kinës, jo i një vendi të vogël mosmirënjohës si Shqipëria!”,- shkruan Harasani.