Ish-deputeti i VV-së Luan Aliu, rikandidohet sërish: “Dje, sot e nesër – gjithmonë në lëvizje, gjithmonë me Vetëvendosje”

E publikuar: 08/12/2025 06:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Luan Aliu, ka njoftuar rikandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke e bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij ai u shpreh mirënjohës ndaj delegatëve dhe kryesisë së partisë për besimin e dhënë:

“Ju falënderoj nga zemra ju delegatë dhe ju anëtarë të kryesisë për besimin që më dhatë, duke më rikandiduar për deputet. Ky besim është përgjegjësi dhe motivim për mua,” shkroi ai.

Duke e përshkruar angazhimin e tij si të pandërprerë, ai shtoi: “Dje, sot e nesër – gjithmonë në lëvizje, gjithmonë me VETËVENDOSJE!”