Ish deputeti i PDK-së, Ferat Shala ftohet nga Gjykata Speciale

E publikuar: 09/01/2020 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, është ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shala përmes një njoftimi në Facebook.

Ish-deputeti i PDK-së, do t’i përgjigjet kësaj ftese më datë 05 shkurt të këtij viti, ndërsa nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata.

Ai ka thënë se në gjithë veprimtarinë e tij jetësore atdhetare nuk është ndjerë asnjëherë më i respektuar dhe nderuar se në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shala shprehu falënderim dhe mirënjohje për bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën e tyre, e po ashtu falënderoi familjarët që e edukuan në rrugën e drejtë kasrdhi popullit dhe atdheut.